Rreth meje

Angjelina Marku, Vjenë

Angjelina Marku lindi me 16 korrik 1968 në Gjakovë. Ka përfunduar shkollën e lartë pedagogjike ‘‘Bajram Curri’’ në qytetin e lindjes dhe ka qenë e angazhuar për disa vite si punonjëse e organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe si mësimdhënëse. Shkruan prozë dhe poezi. Ka marrë pjesë në shumë orë letrare dhe në disa konkurse letrare në të cilat është shpërblyer me çmime.

Është anëtare e klubit letrar ‘‘Gjon Nikollë Kazazi’’ në Gjakovë, e  Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë si dhe e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ me seli në Vjenë, ku dhe jeton bashkë me familjen, bashkëshortin dhe dy fëmijë.

Ka botuar:

  • ‘‘Dimri i Shekullit’’ (2018, roman, shtëpia botuese ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)[1]
  • ‘‘Winter of the century’’ (2020, roman, anglisht, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)[2]
  • ‘‘Kohë për veten’’ (2020, përmbledhje me poezi, ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)[3]
  • ‘‘Tempo para mi alma’’ (2020, përmbledhje me poezi në spanjollisht, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)[4]  
  • ‘‘Time for myself’’ (2020, përmbledhje me poezi, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)[5]
  • ‘‘Shtyje hënën’’ (2021, roman, shtëpia botuese ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)[6]
  • ‘‘Albani nuk flet shqip’’ (2024, tregim për fëmijë, shtëpia botuese ‘‘URA’’, Kosovë)[7]

Ndër çmimet letrare veçohen:

  • Çmimi vjetor i prozës nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave ‘‘Mirdita’’ (2021)
  • Çmimi i dytë në prozë në konkursin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (2021)
  • Çmimi i tretë në poezi në festivalin letrar në Prizren (2020)
  • Çmimi për librin më të mirë të vitit botuar në diaspore nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artisëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (2019)
  • Çmimi i parë në poezi nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (2019)
  • Çmimi i dytë në poezi në festivalin letrar ‘‘Promenadë Mërgimtare’’ (2019)
  • Çmimi i tretë në prozë në konkursin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (2017)
  • Çmimi i dytë në prozë në konkursin letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër (2017), etj.

Për më shumë informata: www.angjelinamarku.eu


[1] http://www.iwabogdani.org/2018/07/17/angjelina-marku-dimri-i-shekullit-roman-nga-prend-buzhala/
[2] https://www.lulu.com/en/us/shop/angjelina-marku/winter-of-the-century/hardcover/product-2ryd5d.html?page=1&pageSize=4
[3] http://www.iwabogdani.org/2020/07/18/angjelina-marku-kohe-per-veten-botohet-ne-prishtine/
[4] https://www.lulu.com/en/us/shop/angjelina-marku/tiempo-para-m%C3%AD-alma/paperback/product-zwj8g5.html?page=1&pageSize=4
[5] https://www.lulu.com/en/us/shop/angjelina-marku/time-for-myself/paperback/product-rjzepw.html?page=1&pageSize=4
[6] https://www.iwabogdani.org/2021/01/30/botohet-romani-i-dyte-i-angjelina-markut-shtyje-henen/
[7] https://www.youtube.com/watch?v=LtQalVNk4no